Ballina SPORT UEFA i rikthehet “diktaturës”, asnjë rival për postin e presidentit

UEFA i rikthehet “diktaturës”, asnjë rival për postin e presidentit

Alexandër Ceferin do të jete sërish presidenti i UEFA-s, askush nuk ka guxuar të rivalizojë. Slloveni shkon i qetë në zgjedhjet e së enjtes, emri i tij është i vetmi në listë duke e bërë rizgjedhjen e tij thjeshtë një formalitet.

Futbolli është një sport më shumë se konkurrues, të duhet të luftosh çdo ditë me çdo rival për t’ia arritur qëllimit, por me sa duket nuk funksion kështu kur bëhet fjalë për të zgjedhur atë që do të drejtojë qeverinë e futbollit europian.

Ceferin ka marrë bekimin e të gjithë federatave pjesëmarrëse në UEFA të cilat kanë vendos ti besojnë atij edhe një mandat tjetër. Ceferin i cili mori drejtimin e UEFA-s në vitin 2016 duke zëvendësuar Platinin pas skandalit që shpërtheu. Mision parësor në mandatin e dytë ri formatimi i Champions League, kërkesë kjo e kërkuar me ngulm nga pjesa më e madhe e klubeve europiane.