Udhëtonte me një “BMW” të vjedhur 10 vite më parë në Serbi, arrestohet 66 vjeçari në Kakavijë

54

Një automjet i vjedhur në Serbi 10 vite më parë është bllokuar në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Shoferi, një 66 vjeçar me inicialet P.P., nga qyteti i Sarandës po tentonte të shkonte në Greqi.

Njoftimi i policisë: Në përfundim Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve ne Policinë e Gjirokastrës filloi procedimin penal ndaj 66-vjeçarit sarandiot për trafikim të mjeteve motorike dhe falsifikim të vulave stampave e formularëve. Ndërkaq mjeti i vjedhur në Serbi 10 vjet më parë u sekuestrua.