Udhëtimet drejt Greqisë, hapet pika kufitare për autobusët e udhëtarëve nga Shqipëria

40

Lajmi i shumëpritur për hapjen e kufijve të Greqisë me Shqipërinë më në fund u bë i mundur.Greqia duke bërë hapin vendimtar për rikthimin në normalitet do të hapë porta hyrjeje të saj për turistë nga mbarë bota.

Ka qenë këmbëngulja e ambasadores shqiptare, Luela Hajdaraga, e cila ndërhyri pranë autoriteteve greke, për të shmangur një krizë të ngjashme atë të një viti më parë në kufirin dypalësh ku mijëra shqiptarë mbetën të bllokuar nën temperatura mbi 40 gradë për shkak të masave covid të vendosura nga qeveria greke.

Ministria greke e Transportit deklaruar se ka qenë një gabim njerëzor i bërë prej nëpunësve të kësaj Ministrie që ka sjellë problemin, duke premtuar se do të bëhet çdo gjë e mundur që situata të ngjashme mos të përsëriten më.

Sipas doganës, duke filluar nga dita e nesërme, autobusët e linjave të transportit të udhëtarëve me targa shqiptare do të kalojnë normalisht.

Deri më tani, kalimi i tyre ka qenë i ndaluar duke u nisur nga masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në çdo rast, Ministria greke e Transportit, theksoi se lëvizja e autobusëve do të bëhet me 85% të kapacitetit të tyre dhe duke zbatuar rreptësisht protokollet anti-covid.