Kejsi Ahmetaj e Mojna Hajdari janë dy vajzat e mitura që janë zhdukur në Tiranë.
Vajzat dolën nga shtëpia duke marrë një sasi të vogël parash, dhe i thanë prindërve se do të takoheshin me njëra-tjetrën për të uruar Vitin e Ri.
Nëna e Kejsi Ahmetaj ka një version të sajin se si mund të kenë ndodhur gjërat.
Sipas nënës, vajzat janë rrëmbyer dhe më pas janë trafikuar. Ajo bën apel për gjetjen e tyre duke qenë se vajza e saj ka probleme shëndetësore dhe nevojë për mjekim.
“Dyshoj që i kanë rrëmbyer dhe i kanë trafikuar. Vajza është e sëmurë, ka nevojë për mjekim,” ka thënë nëna e vajzës.
Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, por deri tanimë nuk ka asnjë të dhënë.
Mësohet se vajzat kanë me vete edhe kartat e tyre të identitetit.