U zhduk nga banesa, familjarët japin alarmin për 40 vjeçarin nga Elbasani:”Tha se do shkonte në spital”

40

Një 40 vjeçar nga Elbasani rezulton i zhdukur pasi ka humbur kontaktet me familjarët prej orësh.

Rrapush Çeça është larguar nga banesa me makinën në pronësi të tij me targa AA 531 VS.

Pasi u largua nga shtëpia Rrapushi nuk u bë më i gjallë.

Familja dëshmon se familjari i tyre i kishte thënë se do të shkonte në spital për disa ekzaminime mjekësore.

Pas verifikimeve, ata nuk kanë gjetur gjurmë të tijat në Spitalin e Elbasanit.

Emri i tij nuk figuron në regjistrat e e sotëm të vizitave.