Ballina BOTA U zhduk në vitin 2000, gjendet brenda frigoriferit të motrës

U zhduk në vitin 2000, gjendet brenda frigoriferit të motrës

Trupi i një gruaje kroate e cila ishte zhdukur në vitin 2000 u gjet pas më shumë se 18 vitesh në frigoriferin e motrës. Jasmina Dominic u pa për herë të fundit kur ishte 23 vjeçe në vitin 2000. Familja e saj vazhdoi e raportoi të zhdukur vetëm në vitin 2005 por më pas i kishte thënë policisë se ajo jetonte jashtë shtetit.

Por oficerët e policisë gjetën trupin e saj brenda një frigoriferi në korridorin e shtëpisë së familjes në fshatin Pavlovec, në verilindje të kryeqytetit të Zagrebit, të shtunën. Zyrtarët kanë arrestuar motrën e viktimës, 45-vjeçaren Smiljana Srnec, ndërsa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet autopsisë.

Zëdhënësi i policisë Nenad Risak, tha se familja i kishte thënë policisë në të kaluarën se Dominic jetonte jashtë vendit. Rasti ka tronditur Kroacinë, dhe shumë njerëz pyesin se si ishte e mundur që familja të kishte jetuar kaq gjatë me një trup të fshehur në shtëpi.

“Ata (familja) na orientuan në drejtime të tjera gjatë hetimeve,”- tha Risak duke dhënë detaje për hetimin fillestar lidhur me zhdukjen e Jasmina Dominic. “Ne kontrolluam shtëpinë (gjatë hetimit) … por nuk kishim informacion se mund të kishte ndodhur diçka brenda shtëpisë”, njoftoi policia.