Ballina Aktualitet U zgjodh eurodeputete, mesazhi special i shqiptares Arba Kokalari

U zgjodh eurodeputete, mesazhi special i shqiptares Arba Kokalari

Arba Kokalari, shqiptarja e parë që siguroi mandatin e eurodeputetes, ka reaguar fill pas trumfit të partisë “Moderatorët”, që arritën të marrin 17.6 % të votave, duke siguruar kështu 4 vende në Parlamentin Europian.

Në një postim të publikuar në llogarinë e saj personale në “Facebook”, shqiptarja falenderon elektoratin e “Moderatorëve”, duke përçuar edhe një mesazh special për mbështetësit e saj. “Moderatorët marrin një mandat të katërt dhe unë kam hyrë në Parlamentin Evropian! FALEMINDERIT për të gjithë ata që kanë luftuar për Moderatorët dhe mua!”-shkruan Kokalari

Përzgjedhja e saj si eurodeputete u përshëndet nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bazsha, të cilët e cilësuan triumfin e Kokalarit, si një arritje të madhe për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë.

E lindur në Tiranë, 27 nëntorin e vitit 1986, Kokalari ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të partisë në të cilën aderon. Në këto zgjedhje europiane, është vërejtur kandidimi i shumë shqiptarë, që kanë përfaqësuar Belgjikën, Greqinë dhe Italinë.