U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 46 vjeçari në Tiranë

20

Një burrë në Tiranë është plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”.

Nga të dhënat e para u mësua se është vetëplagosur me armë zjarri një shtetas i identifikuar si S. A., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin ku ndodhi plagosja dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.