U tha se tre lojtarë ishin me koronavirus, FSHF reagon ashpër ndaj mediave

31

Pas lajmeve se tre futbollistë të kombëtares së futbollit janë të prekur me koronavirus, ka reaguar FSHF.

Më media ka patur spekulime se Ardian Ismajli, Hysen Memolla dhe Ylber Ramadani kishin rezultuar pozitivë ndaj COVID-19.

Por këtyre spekulimeve i është përgjigjur Federata Shqiptare e Futbollit, duke publikuar më tej testet e tre lojtarve në fjalë.

“Federata Shqiptare e Futbollit përgënjeshtron lajmin e rremë të shpërndarë nga tre media se tre futbollistë të Kombëtares shqiptare kane rezultuar pozitiv në testin e Covid. Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz. Asnjë lojtar i kombëtares, pjesëtar i stafit apo anëtar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv. Bashkëngjitur edhe testet e futbollistëve të përmendur. I bëjmë thirrje madias te distancohen nga këto lajme të pavërteta dhe nga kjo praktikë aspak profesionale”, thotë FSHF.

“Memolla e Ismajli kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen. Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do vazhdojnë terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar në mënyrë që të mund te rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë”, tha në njoftimin e parë FSHF.