U sulmua nga dy djem e një vajzë, grabitet kambisti nga qyteti bregdetar/EMRI

68

Grabitje me dhunë është raportuar sonte në Sarandë.

Kambisti, Ibrahim Didani ka rënë pre e grabitjes në qytetin bregdetar.

I moshuari mësohet se është sulmuar nga tre persona, dy djem dhe një vajzë, të cilat pasi e kanë goditur kanë mundur t’i marrin shumën 5 milionë lekë të vjetra.

Nga dëshmitë e tij ka dalë në pah se autori kryesor i goditjes ka qenë një djalë rreth 25 vjeç me flokë të prera shkurt.

Sipas dëshmive paraprake nga pallati i Didanit dolën duke vrapuar dy djem dhe një vajzë të cilët u larguan me vrap drejt rrugës së Portit Detar në Sarandë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:45, në lagjen nr.4,, të këtij qyteti.

Sipas policisë, 1 person ende i paidentifikuar, në hyrje të një pallati ka shtyrë shtetasin I. D., rreth 60 vjeç dhe i ka marrë një shumë parash.

Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorin.

Pritet këqyrja e kamerave të sigurisë së bizneseve dhe banesave pranë vendit të ngjarjes.