Detaje kanë dalë në pah nga ngjarja e ndodhur këtë të shtunë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku shtetas të paidentifikuar kanë goditur me qytën e pistoletës një person.
39-vjeçari i qëlluar me qytën e pistoletës është identifikuar si Edison Xhediku.
Xhediku ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij dhe shoqërohej nga një grua shtatzënë në momentin që është sulmuar.
Policia ka sekuestruar kamerat e disa bozneseve për hetime të mëtejshme.