U shkarkua nga Gent Cakaj, mediat greke shkruajnë arsyen e largimit të ambasadores shqiptare në Athinë

52

Ardiana Hobdari, ambasadorja shqiptare në Athinë është shkarkuar nga ministri i jashtëm Gent Cakaj. Sipas medias greke “Protothema” shkak për këtë vendim është bërë vjedhja e 100 pasaportave shqiptare vitin e kaluar në Athinë.

Po kjo media shkruan se ambasadroja shqiptare është e implikuar në një ngjarje të ndodhur në Athinë më 13 shkurt 2019 ku nga makina e konsullit të përgjithshëm Pervin Gjikuria u vodhën 100 pasaporta.

“Hobdari dhe Gjikuria janë të përfshirë në rastin e vjedhjes së 100 pasaportave nga një makinë e trupit diplomatik shqiptar që ishte në tokën Greke. Automjeti, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i përket Previn Gjikurias”, shkruan media greke.

“Në të njëjtën deklaratë thuhet se konsulli në fjalë kishte marrë përsipër detyrën e transferimit zyrtar të pasaportave në Athinë dhe dorëzimin e tyre në ambasadën shqiptare. Vjedhja ndodhi në 13 shkurt, natën vonë, në Thesio, ku u vandalizua automjeti i konsullit shqiptar.”-shkruhet në artikull.