U rrëzua aksidentalisht, humb jetën burri në Vlorë

58

Humb jetën një person në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”.

Dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar mbi një bordurë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi G. M., 48 vjeç.

Për të ndjerin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi për shkak të politraumës. Ai ka ndërruar jetë në vend.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia.

Grupi hetimor ndodhet po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.