U rrah nga vjehrra dhe kunata pavarësisht se ishte shtatëzënë, vajza përfundon në spital

46

Një sherr familjar në Kosovë është bërë shkak që një grua shtatzënë të përfundojë në spital.

Ngjarja u raportua mesditën e së martës ku nusja dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e kunata.

Ky agresion ka ndodhur në Lipjan dhe për shkak të shtatzanisë, për t’u siguruar mbi shëndetin e nuses ajo është nisur urgjent në spital ku ka marrë trajtim mjekësor.

Nga dëshmia e nuses çdo gjë ndodhi pas një konflikti që ajo kishte patur me të shoqin!

“Viktima femër kosovare, ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që sipas saj është sulmuar fizikisht nga vjehrra dhe kunata e saj të dyshuara kosovare”, thuhet në raportin policor.