U qëllua nga gruaja me sqepar teksa ishte i dehur, 61 vjeçari ndërron jetë në spital/EMRI

34

61-vjeçari Llesh Deda, i cili ndodhej në spital prej disa ditësh pasi u godit nga bashkëshortja me sqepar, ka humbur jetën.

Konflikti i cili degjeneroi në përdorimin e dhunës si pasojë e  konsumit të alkoolit nga ana e 61-vjeçarit pati një fund tragjik.

Drane Deda 58-vjeç, në sherr e sipër e goditi me sqepar në kokë, duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Çifti në fjalë kishte sëbashku 10 fëmijë.

61-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.