Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme, ku Roland Bicerri, efektiv policie u vra aksidentalisht nga i biri vetëm 7 vjeç.
Ngjarja e tmerrshme ndodhi mesditën e sotme rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, teksa efektivi luante bilardo.
Bicerri u qëllua vetëm me një plumb, i cili rezultoi fatal pasi pas mbërritjes në spital ndërroi jetë.
Policia e Tiranës sqaron se efektivi u qëllua aksidentalisht nga djali i tij i mitur. Viktima ishte duke luajtur bilardo në një lokal me miqtë e tij, ndërsa dyshohet se djali ka marrë armën e shërbimit të të atit nga çanta dhe ka qëlluar.
Roland Bicerri mësohet se ishte pjesë e repartit të FNSH-së prej 10 vitesh.