U premtuan se do t’i transportonin në Tiranë, 3 të rinj godasin e grabisin emigrantët e paligjshëm

44

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme ku një emigrant i paligjshëm është gjendur i gjakosur në aksin rrugor Korçë-Ersekë.

Ai është transportuar menjëherë në spitalin Rajonal të Korçës e më pas kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Emigranti besohet se është dhunuar e grabitur nga disa të rinj, njëri prej të cilëve është identifikuar si R.Mehmeti 20 vjeç.

Mehmeti së bashku me dy persona të tjerë të paidentifikuar u ka premtuar 4 emigrantëve të paligjshëm se do t’i transportonte drejt Tiranës.

Por, për pak minuta i kanë goditur me thikë e u kanë grabitur çdo para që kishin me vete.

Policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.