U prek nga COVID-19, deputeti i opozitës frikë për jetën, shkon të mjekohet në Turqi

65

Parlamenti i Shqipërisë nuk i ka shpëtuar infeksionit të COVID-19. Deri më tani përveç Alimadhit i cili tashmë është shëruar edhe tre deputetë të tjerë janë të prekur nga virusi.

Të infektuar janë Elio Hysko dhe dy deputetët opozitarë Ralf Gjoni dhe Enver Roshi.

Enver Roshi, raportohet se ndodhet në gjendje më të rënduar shëndetësore, sa ka zgjedhur të kurohet në Turqi.

Dërgimi i tij në Turqi, ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, për shkak të problemeve në mushkëri.

Ndërkohë dy deputetët e tjerë ndodhen të karantinuar në shtëpi, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.