U përplas nga furgoni, një grua humb jetën në vend

26

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në aksin Lushnje-Berat në afërsi të fshatit Karbunarë.

Një mjet tip ‘Ford” i drejtuar nga shtetasi A.Z. ka aksidentuar një të moshuar, e cila ishte duke kaluar rrugën.

Për të ndjerën nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi edhe pse i është dhënë ndihma e parë për shkak të politraumës që ka pësuar.

Lushnjë Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.