Ballina Aktualitet U largua pas aksidentit, probleme edhe me pasurinë…por kandidati për SPAK kalon...

U largua pas aksidentit, probleme edhe me pasurinë…por kandidati për SPAK kalon vettingun

Prokurori Edvin Kondili ka kaluar vettingun duke u konfirmuar në detyrë. Ai është kandidat për SPAK-un, ndërsa është i njohur edhe si prokurori i dosjes së kokainës në Maminas, teksa ditën e sotme që ishte edhe e para te Krimet e Rënda u shty për këtë shkak, pasi Kondili ishte ‘ankthin’ e vettingut.

Në seancën e djeshme dëgjimore, Kondili rezultoi se nuk kishte probleme në të tre kolonat si pasuri, profesion dhe integritet moral.  Ndërkohë që është konfirmuar në detyrë edhe prokurori Eneid Nakuci, i cili po ashtu është kandidat për SPAK-un.

Sipaa hetimit të KPK-s Nakuci kishte braktisur vendngjarjen pasi ishte përfshirë në një aksident në vitin 2016 dhe kishte probleme me pasurinë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë.