U largua nga vendi i ngjarjes dhe përplasi disa automjete, policia arreston 20 vjeçarin nga Durrësi

33

Një 20 vjeçar nga qyteti i Durrësit është arrestuar nga policia, pasi tentoi të largohej nga vendi i aksidentit dhe në tentativë e sipër përplasi disa automjete.

Policia i ka  bërë shenjë për të ndaluar mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh. V., i cili nuk i është bindur urdhrit të policisë por është larguar duke dëmtuar dhe disa mjete të parkuara.

Pas ndjekjes, në lagjen nr.17, Durrës, policia ka bërë të mundur ndalimin e mjetit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë.

Në vijim të veprimeve, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, i 20 vjeçarit, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.