U kritikua për vaksinim të ngadaltë të popullatës, Rama sqaron se kush do të vaksinohet brenda marsit

70

Edi Rama ka folur rreth kritikave për vonesat në vaksinimin e popullatës duke thënë se 140 shtete në botë nuk kanë marrë ende dozat e para të vaksinës.

Rama premton se brenda muajit mars të gjithë mjekët dhe infermierët do të jenë vaksinuar.

Postimi i kryeministrit Rama:

140 shtete, ndër të cilat edhe shtete të rajonit tonë, nuk kanë marrë ende asnjë doze vaksine, ndërkohë që ne vazhdojmë vaksinimin e bluzave të bardha dhe të të moshuarve në shtëpitë e kujdesit shtetëror, si edhe personelit në shërbim të tyre.

Brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier, si edhe do jemi duke vijuar vaksinimin e +80 vjeçarëve, ndërkohë që jemi optimistë për marrjen njëkohësisht të sasive të tjera për të rritur numrin e vaksinimeve,

Fatkeqësi e madhe e këtij vendi helmi që prodhohet pa ndalim e as turp, nga ata që e bëjnë përditë e më të ndjeshme mungesën e një vaksine kundër tërbimit të njeriut.