U konfliktuan në banesë, 35 vjeçari “rrëmben” armën për të vrarë kushëririn, ndërhyn policia

30

Policia e Beratit ka prangosur një person i cili ka tentuar të vrasë kushëririn e tij.

35 vjeçar ka rënë në pranga, pasi rrëmbeu armën për të ekzekutuar të afërmin e tij, pas një konflikti të çastit në banesë.

Kjo ngjarje u raportua në Karkanjoz të Beratit.

K.S., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sh.S., 51 vjeç.

Policia ka rrethuar banesën e autorit dhe falë ndërhyrjes ka kapur dhe arrestuar në flagrance 35-vjeçarin, të cilit iu sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër.