U konfliktua me disa persona, 19 vjeçari hap zjarr duke terrorizuar banorët

160

Policia e Korçës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në lagjen 17, kur një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke terrorizuar banorët.

19-vjeçari me inicialet E.S.,19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja, që dyshohet se janë zbrazur nga një armë zjarri automatik kallashnikov.

Denoncimi në polici është bërë nga banorët e lagjes që kanë dëgjuar të shtënat.

Grupi hetimor po grumbullon prova që do t’i shërbejnë hetimit, po këqyr pamjet filmike dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.