U “kapën” me laborator heroine, jepet masa e sigurisë për tre shqiptarët në Itali

111

Korrikun e kaluar, tre të rinj shqiptarë u arrestuan në Itali, pas zbulimit të një laboratori droge.

Shqiptarët ditën e sotme janë njohur me masën e sigurisë ndaj tyre.

Të rinjtë shqiptarë u identifikuan si Mateo Gjepali, 26 vjeç i ekstraduar nga Shqipëria në Itali,  Armand Kapidani 33 vjeç dhe Gazmend Gjepali 28 vjeç.

Mateo Gjepali dhe Armand Kapidani janë dënuar me 10 vite burgim dhe me një gjobë prej 82 mijë eurosh.

Gazmend Gjepali, kushëriri i Mateo Gjepali është dënuar me 11 vite burgim e 84 mijë euro gjobë.

Arrestimi dhe dënimi i këtyre personave me rekorde të theksuara kriminale u realizua me një bashkëpunim të policisë italiane dhe asaj shqiptare.