U kap me doza droge gati për shitje, arrestohet 38 vjeçari

41

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet në Shkodër. I identifikuar vetëm me inicialet E. P, ai u kap me doza lëndësh narkotike.

Forca e Posaçme Shqiponja” të DVP Shkodër, në vendin e quajtur Xhabije, Shkodër, gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur me vete një sasi dozash lëndë narkotike.

Dyshohet se ato ishin bërë gati për t’i shitur.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gjithsej 52 doza me peshë totale 51.8 gramë kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.