Ballina Kronikë U kap me bizhuteri në duar, habit grabitësi shqiptar: ‘Hyra në banesë...

U kap me bizhuteri në duar, habit grabitësi shqiptar: ‘Hyra në banesë se më pihej ujë.”

Ka habitur jo pak një grabitës shqiptar në sallën e gjyqit kur u pyet për grabitjen e tij të fundit në një shtëpi.

Ai tha para gjykatësve francezë se nuk kishte për qëllim të grabiste, por ishte i etur dhe u fut në banesë nga dritarja për të pirë ujë,

Shqiptarët me pranga në duar të moshës, 24 dhe 29 vjeç, përdorën një përkthyer për të shpjeguar rolin e tyre para gjykatës së Vannesë,

Ata i kryen grabitjet në harkun e pak ditëve në muajin mars në zonat franceze të  Vannes, Muzillac Arzal, Saint-Thuriau dhe Baud.

Një nga viktimat e grabitjes i shokuar tha se: “Unë ende nuk mund të fle natën, dhe në këtë moshë nuk mund ta kaloj gjithë këtë. Për mua kjo ishte e tmerrshme. Gjithçka ishte e befasishme”

Kapja e dy hajdutëve shqiptarë u bë në flagrancë, falë vigjilencës së një patrulle xhandarmërie, që vuri para një garazhi në Muzillac, një Audi A4 të gjelbër, ku pasagjerët sapo pa policinë u përpoqën të fshiheshin.

Ku policia gjeti në mjetin që ishte raportuar i vjedhur një kompjuter, një tabletë, monedha dhe bizhuteri.

Personi në makinë e pati të vështirë të justifikonte objektet e gjetura në makinë midis të cilëve edhe kaçavida dhe doreza.

Po kështu edhe bashkëpunëtori i tij që po dilte nga shtëpia.

Por bizhuteritë në makinë u njohën nga një grua që kishte denoncuar vjedhjen e tyre.

Në paraburgim në 13 muaj dy grabitësit shqiptarë kanë shmangur gjithmonë përgjegjësitë.

Ata u thanë policëve se telefonat e sekuestruar i kishin blerë për 30 dhe 15 euro.

Një nga grabitësit, bëri një deklaratë të çuditshme në sallën e gjyqit: “Në Muzillac, po kërkoja ujë. Meqë askush nuk u përgjigj në atë shtëpi, e detyrova dritaren dhe të merrja ca biznese.

Në fund gjykata vendosi të dënojë dy fajtorët: Lavdrim Dafkun, 24 vjeç, me  24 muaj burg dhe Xhevahir Memën, 29 vjeç me 18 muaj.