Gjykata e Tiranës mësohet se ka dhënë sot vendimin për Vladimir Gjutën.
Lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij gjykata e dënoi Gjutën me 5 vite burg.
Ai u arrestua me një armë që mbante me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, në shkurt të vitit 2020.
Pas arrestimit, Gjuta u fajësua për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Gjuta u pikas nga punonjësit e Gardës, teksa mbante armë pranë selisë së PS-së.
Ai u ndalua nga forcat “Shqiponja”, ndërsa mbi akuzat e ngritura ndaj tij mësohet se sot gjykata ka vendosur dënimin me 5 vite burg.
Para se të kapej me armë pranë selisë së PS-së, kujtojmë se Gjuta ishite arrestuar edhe më herët dhe madje pati disa përplasje me ish-ministrin Saimir Tahiri.