U kap me armë, 30 vjeçari nga Tirana arratiset nga komisariati/EMRI

191

Një person është arratisur nga Komisariati Nr. 1 i policisë në Tiranë mëngjesin e sotëm.

Sipas burimeve, i arratisuri është shtetasi Rigers Lala, 30 vjeç, i cili ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje dy ditë më parë në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet dhe sot do të dilte para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.

Nuk dihen ende rrethanat si është arratisur i dyshuari, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.