Ballina Aktualitet U kap me 22 kilogramë heroinë në Itali, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

U kap me 22 kilogramë heroinë në Itali, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme në Massafra.

Arrestimi i tij erdhi pasi iu gjetën 22 kilogramë heroinë. Sipas mediave italiane, 4.2 kg heroinë të ndarë në 8 pako iu gjetën në makinë të riut, pasi u zbuluan nga qeni anti drogë, ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike u gjet në banesën dhe garazhin e 31-vjeçarit.

18 kg heroinë ishte fshehur në garazh pranë banesës në Foggia, ndërkohë që janë sekuestruar edhe pajisje për paketimin e lëndës narkotike.