U “kap” duke luajtur bixhoz ilegalisht, arrestohet ish-lojëtari i Interit

163

Gabriel Barbosa është arrestuar mëngjesin e sotëm në Brazil, pasi u kap nga policia duke luajtur bixhoz ilegalisht.

25-vjeçari i cili luajti vetëm një sezon me skuadrën e Interit, u arrestua pas u gjet në një vend të paligjshëm në qytetin e Sao Paolos, ku luhej bixhoz ilegal.

“Kur mbërritëm në vendin e ngjarjes zbuluam se nuk ishte një parti, por një kazinoklandestine. Të arrestuarit duhet të përgjigjen për krime kundër shëndetit publik dhe bixhozit,” tha shefi i policisë në Brazil, Eduardo Brotero.