Ndërron jetë nga COVID-19, bashkëshorti i ish-deputetes së Partisë Socialiste, Valentina Leskaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Leskaj përmes një postimi në “Facebook”.
“Të dashur miq sot është një ditë shumë e vështirë për mua, dy djemtë e mi Arianin, Besnikun dhe familjet e tyre.
Humbëm njeriun tonë të dashur, bashkëshortin e babain model, gjyshin e dashur që nuk ja doli dot me sëmundjen e Covidit”, shkruan ish-deputetja.
Ish-deputetja thekson se për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi ceremonia e varrimit do të jetë private.