22 vjeçari që u gjend i mbytur një ditë më parë në Zvërnec të Vlorës është identifikuar.
Bëhet fjalë për 22 vjeçarin Sokol Shytre, banues në Tiranë.
Për të ndihmuar në identifikimin e tij, policia publikoi tatuazhet në dorën e të ndjerit.
Pas ekpertizës mjeko-ligjore në trupin e tij janë evidentuar disa hematoma, në zona të ndryshme të trupit. Kjo bën të mendohet se para se të hidhej në det ai mund të jetë dhunuar.