U gjet e vdekur, zbardhet autopsia e 16 vjeçares shqiptare, ja dyshimet e para!

50

Është zhvilluar autopsia e vajzës shqiptare e gjendur e vdekur në Trikala. Sipas të dhënave autopsia ka nxjerrë në pah lëndime të rënda të kafkës dhe gjoksit” si pasojë e rënies nga lartësia.

Kjo autopsi vërteton se Maria Hyseni është vrarë nga persona të tjerë dhe aktualisht policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe për të evidentuar se me kë është takuar ajo para vdekjes.

Një djalë 27-vjeçar, konfirmoi se Maria kishte qenë me të, natën e ngjarjes. Ajo ka dalë nga makina e tij rreth orës 03:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Ky episod i ngjarjes ka dalë në pah edhe në kamera.

Ky version përkon me versionin e familjarëve të cilët janë shprehur për mediat greke se dyshojnë te një 27-vjeçar, i cili u thirr për të dëshmuar dhe sipas informacioneve, ai dyshohet se u takua me 16-vjeçaren më herët atë natë dhe u përlesh me të rreth orës 3 të mëngjesit.