U gjet e vdekur në Pogradec, ja çfarë zbulohet në banesën e gruas!

83

Pas lajmit se një grua ishte gjetur e pajetë në një banesë në Pogradec, mësohet se bashkë me të ishte edhe një fëmijë.

Bëhet fjalë për një 10 vjeçar i cili ka qëndruar me të. Djali ishte i paushqyer prej 24 orësh gjë që bën të mendohet se kjo është koha që ka kaluar nga vdekja e nënës.

Pas trajtimit pediatrik fëmija e ka marrë veten, teksa Shërbimi Social Korçë po gjen një zgjidhje për ta strehuar.

10 vjeçari do t’i nënshtrohet gjithashtu testit të COVID-19, pasi nga mungesa e ushqimit është nxirë në mish.

Gruas së pajetë do t’i bëhet ekspertiza në Tiranë, jo në Pogradec pasi është me nënshtetësi maqedonase.

Ndërkohë në banesë policia ka gjetur edhe ilaçe, çka ngre pistën e një vetvrasje.