U gjet e mbytur në rezervuarin e Surrelit, identifikohet gruaja

34

Një grua është gjetur e mbytur në një rezervuar në zonën e Surrelit, në periferi të Tiranës.

Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, arritën të identifikonin viktimën.

Bëhet fjalë për 47-vjeçaren me iniciale E.B., e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Viktima u gjet rreth orës 09:00 të mëngjesit, në Surrel, në një rezervuar.

Nga këqyrja në trupin e së ndjerës, nuk janë konstatuar shenja dhune.