U fut për t’u larë në plazhin e Gjeneralit, humb jetën 41 vjeçari

39

Një pushues ka gjetur vdekjen pasditen e sotme, i mbytur, duke u larë në det.

Ngjarja e rëndë u shënua, rreth orës 17:20, tek plazhi i Gjeneralit, në Kavajë.

41-vjeçari E.M., banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.