U fiksua me një vajzë, por ajo nuk e pranonte, i riu në Tiranë bën “çmendurinë”

46

Një 25-vjeçar i identifikuar si E.K. ka përfunduar në pranga pasi kishte përndjekur një vajzë 29-vjeçare.

I riu kishte shkuar në banesën e vajzës dhe kishte dëmtuar pas një debati makinën e vëllait të vajzës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim prone”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetasit
E. K., 25 vjeç, pasi ka përndjekur vazhdimisht për një periudhë kohe shtetasen A. A., 29 vjeçe.

Shtetasi E. K. ka shkuar në banesën e shtetases A. A. dhe është konfliktuar me vëllanë e saj, si dhe i
ka dëmtuar atij mjetin e parkuar.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit E. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.