U ekzekutua brenda makinës së tij, zbulohet identiteti i viktimës

211

Personi i vrarë ditën e sotme në Fier, brenda automjetit të tij “Mercedes Benz”, është identifikuar si Shkëlzen Kastrati.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, ndërsa nuk dihen  ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë, në vendin ku do të ndërtohet spitali i ri i Fierit, po digjet një automjet, por që nuk dihet nëse ka lidhje me vrasjen apo jo.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa si pasojë e atentatit, mjeti me të cilin lëvizte viktima është përplasur një tjetër automjet.