Ballina Aktualitet U dhunua në protestë, operohet Sahit Dollapi

U dhunua në protestë, operohet Sahit Dollapi

Pas dhunës së ushtruar nga policia gjatë protestës së ditës së shtunë ndaj Sahit Dollapit, ky i fundit i është nënshtruar një operacioni në spitalin e traumës.

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike u operua në shpatull dhe sipas informacioneve të marra nga burimet operacioni ka qenë i suksesshëm dhe gjendja e tij shëndetësore duket e stabilizuar.

Sekretari Oranizativ i PD-së  u dhunua me shkopinj gome nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë momentit që po mundohej të largohej me vrap prej tyre.