U dënua për përdhunimin e vajzës së gruas, 39 vjeçari në Durrës kërkon lirinë:”E trilluan sepse duan të më përzënë nga shtëpia”

53

Gjykata dha vendimin për 39 vjeçarin e akuzuar për abuzim seksual ndaj një të miture 14 vjeçare, e cila ishte vajza e bashkëshortes së tij.

L. Kurti, 39 vjeç, dyshohet se ka abuzuar me të miturën për 4 vite radhazi, që kur ajo ishte vetëm 10 vjeçe.

Organi i akuzës, krahas dëshmive të vajzës dhe nënës së saj, ka paraqitur prova të pakundërshtueshme që fajësonin 39-vjeçarin, që ishte përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore e 14- vjeçares.

Megjithatë 39 vjeçari gjithnjë ka luftuar për pafajsi duke mohuar çdo akuzë.

Ai ka deklaruar se e gjithë kjo është trilluar për ta përzënë atë nga shtëpia.

“Nuk është e vërtetë. Ata që më njohin, e dinë të gjithë që nuk mund ta bëj një gjë të tillë. Gjithë këtë histori e kanë trilluar ato, pasi duan që të mos jetojnë me mua. Jam i pafajshëm, është e padrejtë të përfundoj në burg, pasi nuk kam bërë asgjë nga këto që pretendojnë ato”, është shprehur ai.