U deklarua se nuk mori ndihmë nga QSUT, spitali reagon mbi të ndjerin

54

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar në lidhje me lajmin e ndarjes nga jeta të 53-vjeçarit nga Ndroqi, Lutfi Çekirri.

I ndjeri kishte denoncuar në media se në spitale nuk i kishin ofruar shërbim mjekësor.

Por, në reagimin e QSUT-së thuhet e kundërta.

“Lidhur me rastin e publikuar në disa media dhe disa rrjete sociale, mbi rastin e pacientit L.Ç.,  Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit,  informon se nga verifikimet e kartelës klinike dhe ecurisë së ndjekjes klinike të pacientit, rezulton se pacienti në QSUT ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

QSUT sqaron publikun se trajtimi mjekësor  vijon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarër që kërkojnë ndihmë mjekësore, pavarësisht diagnozave”, thuhet në reagim.