Ballina Aktualitet U arrestua për korrupsion, Gjykata e Tiranës liron mjekun

U arrestua për korrupsion, Gjykata e Tiranës liron mjekun

Gjykata e Tiranës ka liruar ditën e sotme mjekun onkolog Enes Hafizi, i cili para 3 ditësh u arrestua për korrupsion.

Hafizi u filmua nga një kamerë e fshehtë  duke marrë nga një vajzë kosovare një zarf me rreth 1 mijë euro, në mënyrë që pacienti, i afërmi vajzës, të bëntë rreze pa u detyruar të qëndrojë në radhë në QSUT.

Gjykata ka marrë vendimin për lirimin e Hafizit pasi ka vlerësuar si të drejta argumentat e avokatit mbrojtës së mjekut onkolog.