I akuzuar e i dënuar nga Gjykata e Vlorës për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike, burgimi për Azis Xhaferrin, 73-vjeç, nuk ka zgjatur për shumë kohë .
Gjykata vendosi pas një jave që të lirojë Xhaferrin dhe të lërë masën “detyrim paraqitje” ndaj tij.
Akuza ndaj 73-vjeçarit ishte ngritur për mos kallëzim krimi.
Lidhur me operacionin në qeli mbetën 26 të akuzuar të tjerë, ndërsa një tjetër është në kërkim.
Xhaferri dyshohet se i çonte ujë dhe ushqim punonjësve të parcelës ku u gjet lënda narkotike.
Së bashku me të nën akuzë ishin dhe 47 shtetas të tjerë, 6 prej të cilëve efektivë të policisë.
Operacioni i gjerë anti-drogë u finalizua pak ditë më parë në Vlorë.