Ballina Kronikë U arratis një natë më parë nga burgu grek, arrestohet në Athinë...

U arratis një natë më parë nga burgu grek, arrestohet në Athinë shqiptari

Policia greke ka vënë në pranga Albiano Xhezairi, i cili u arratis mbrëmjen e djeshme nga burgu i Avlonës. Ai u ndalua nga policia greke në rrugën “Menanadrou”, në qendër të Athinës. Xhezairi rezulton i dënuar në Greqi me 16 vite burg pasi më 11 Maj 2017 është arrestuar në lagjen Galtasi në Athinë pasi ishte përfshirë në një grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.

Xhezairi merrte dorgën nga kufiri i gjelbër dhe e magazinonte atë në banesën që kishte me qira në Athinë dhe më pas e shiste atë. Në momentin e arrestimit atij iu gjet në banesë mbi 3 kg 800 gram marijuanë, 1 pistolete, 1 thikë dhe 1 peshore.