U arratis nga Komisariati pas arrestimit, vihet në pranga 30 vjeçari

348

Arrestohet në zonën e “Ali Demit” në Tiranë Riljon Lala, i riu që u arratis nga Komisariati 1 në fillim të këtij viti.

Prangosja e 30-vjeçarit u bë në një banesë që ai kishte marrë me qera që nga momenti që i shpëtoi nga duart efektivëve të policisë.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur 30-vjeçarit Lalaj po i merreshin shenjat e gishtave, para se ai të dërgohej në gjykatë për masë sigurie.

Por pavarësisht arratisjes, gjykata vendosi në mungesë masën “arrest me burg” pas kërkesës së prokurorit Englind Gjini.

Lalaj u arrestua në zonën e ”Ali Demit” pas një sinjalizimi nga banorët që lëvizte me armë pa leje. Në momentin që ka parë policinë, ai ka hedhur armën në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap.