U akuzua se përdori drogë në festivalin e “Eurovision”, del rezultati i testit për vokalistin e grupit italian

75

Organizatorët e festivalit “Eurovision”, kanë deklaruar se vokalisti i grupit “Maneskin” ka dalë negagtiv ndaj testit për përdorim droge.

Ai u akuzua për përdorim droge, gjë që e shtyu të bënte vullnetarisht një test të hënën.

Pamjet të cilat e shfaqnin atë me kokë të ulur në tavolinë, në zonën e mikpritjes së festivalit, u bën virale dhe shkaktuan reagime dhe spekulime se ai mund ketë konsumuar substancë narkotike.

David u pyet për pamjet gjatë një konference shtypi të dielën dhe ai tha se kishte parë poshtë sepse kitaristi i grupit kishte thyer një gotë.

“Asnjë përdorim droge nuk ndodhi në Dhomën e Gjelbër dhe ne e konsiderojmë çështjen të mbyllur”, tha Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU), që është organizator i festivalit.