U akuzua se abuzoi me një të mitur, lirohet polici në Fushë-Arrëz

47

Izmir Duraku, shefi i stacionit të policisë në Fushë-Arrëz i arrestuar për shkak të një kallëzimi ndaj tij për përdhunimin e një të miture është liruar. Sipas prokurorisë nuk ka prova të mjaftueshme për ta mbajtur policin brenda hekurave si dhe arrestimi i tij është i paligjshëm.

Ngjarja për të cilën akuzohet Duraku ka të bëjë me abuzimin e një të miture në vitin 2015, kur ai punonte si polic në Shkodër. E mitura ka dëshmuar se në momentin, kur ajo është paraqitur në komisariat për të kallëzuar një rast përdhunimi ndaj saj nga punonjës të shtëpisë së fëmijës, Duraku ka përfituar duke abuzuar me të.

Duraku i pyetur për mediat ka kërkuar vetëm që të veprojë drejtësia. Vetë Policia e Shtetit, e drejtuar nga Ardi Veliu si dhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj e kanë dënuar aktin duke paralajmëruar ashpërsim masash.