U akuzua për korrupsion, jep dorëheqjen kancelari i Austrisë

20

Pas akuzave për korrupsion, ka dhënë dorëheqjen Kancelari austriak Sebastian Kurz.

Ai ka sugjeruar Ministrin e Jashtëm, Alexander Schallenberg, si zëvendësuesin e tij.

Kurz dhe nëntë të tjerë u vunë nën hetim pas bastisjeve në një numër vendesh të lidhura me partinë e tij.

Ai mohon pretendimet se ka përdorur paratë e qeverisë për qëllime politike partiake.

Kurz tha se do të mbetet udhëheqës i partisë së tij ÖVP People’s Party.

35-vjeçari u bë udhëheqës i OVP në maj 2017 dhe e çoi partinë e tij drejt fitores në zgjedhjet më vonë atë vi t- duke u bërë, në moshën 31-vjeçare, një nga krerët e qeverive më të rinj në botë të zgjedhur ndonjëherë në mënyrë demokratike.

Akuzat lidhen me periudhën midis 2016 dhe 2018 kur fondet e ministrisë së financave dyshoheshin se ishin përdorur për të manipuluar sondazhet e opinionit në favor të OVP.

Kurz dhe nëntë të tjerët, së bashku me tre organizata, ishin vënë nën hetim “nën dyshimin për shkelje të besimit korrupsion dhe ryshfet. Kurz i ka quajtur akuzat kundër tij “të pabaza”.