U aksidentuan në Fier, humb jetën bashkëshorti, gruaja niset drejt Tiranës

141

Ndërron jetë në spital i aksidentuari i mbrëmjes së djeshme në qytetin  e Fierit.

Ilirian Merdanaj nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra në aksidentin që rezultoi fatal.

Ai u aksidentuar nga një makinë teksa po kalonte rrugën bashkë me bashkëshorten e tij, Gjinevefa Merdanaj.

Kjo e fundit mbeti e plagosur rëndë dhe është nisur për një mjekim më të specializuar në Tiranë.

Burrë e grua u përplasën nga një mjet tip “Seat”, në një nga rrugët e qytetit të Fierit gjatë mbrëmjes së djeshme.

Dyshohet se burrë dhe grua u aksidentuan duke kaluar te vijat e bardha. Policia po heton ngjarjen dhe nuk ka dhënë detaje lidhur me përgjegjësinë që ka pasur shoferi, në aksidentin tragjik.